Microsoft rikthen shërbimet pas ndërprerjes - Gazeta Express
string(43) "microsoft-rikthen-sherbimet-pas-nderprerjes"

AutoTech

Gazeta Express

25/01/2023 21:37

Microsoft rikthen shërbimet pas ndërprerjes

AutoTech

Gazeta Express

25/01/2023 21:37

Korporata teknologjike, Microsoft, ka njoftuar se shërbimet e saj janë rikthyer pasi dhjetëra mijëra përdorues kanë raportuar se platformat si Outlook dhe Teams kanë ndaluar së funksionuari, raportoi të mërkurën BBC-ja.

Përmes një postimi në Twitter, kompania ka njoftuar se shërbimet e saj janë rikuperuar dhe mbeten të qëndrueshme.

Lexo Edhe:

“Downdetector”, i cili gjurmon ndërprerjet e faqeve në internet, tregoi një numër të konsiderueshëm të përdoruesve që raportonin probleme.

Në një deklaratë për BBC-në, Microsofti në mënyrë kategorike përjashtoi një sulm kibernetik si shkak të mundshëm të çështjes.

Problemet e së mërkurës prekën një sërë produktesh të përdorura gjerësisht të Microsoftit.

Raportet e problemeve erdhën nga shumë vende, teksa Downdetector njoftoi se mori mijëra raporte vetëm në Indi dhe Japoni.

Ndërprerja erdhi një ditë pasi Microsoft raportoi se shitjet e tij u rritën vetëm 2 për qind në tre muajt deri në dhjetor, në 52.7 miliardë dollarë – me fitimet e përgjithshme që ranë me 12 për qind në 16.4 miliardë dollarë.

Ndërkohë, më 19 janar, Microsoft njoftoi se do të reduktonte fuqinë punëtore me afërsisht 5 për qind, duke larguar rreth 10 mijë punëtorë.