Microsoft Office me dizajn të ri në Windows 11 - Gazeta Express

AutoTech

Gazeta Express

29/06/2021 18:19

Microsoft Office me dizajn të ri në Windows 11

AutoTech

Gazeta Express

29/06/2021 18:19

Microsoft tha se versioni i ardhshëm i Office për Windows 11 do të ketë një version 64-bit për procesorët mobilë ARM dhe përmirësuar performancën.

Versioni i ri aktualisht është në fazën testuese beta i disponueshëm për insajderët. Kompania tha gjithashtu se një ridizajnim po vjen në Office siç mund ta shikoni në imazhet e këtij artikulli.

Lexo Edhe:

Testimin e Office mund ta bëni pavarësisht nëse  jeni në Windows 11 Preview apo në Windows 10. Përveç dizajnit të ri, Office do të adaptohet ndaj dark mode në nivel sistemi.

Me sistemin e ri operativ, Microsoft do të suportojë disa procesorë mobilë të Qualcomm. Është një shenjë e mirë e cila sinjalizon ardhjen e pajisjeve më efikase në konsumin e energjisë dhe me performancë më të lartë.

Edhe pajisjet Mac me procesorin mobil M1 morën një version të aplikacioneve Office. Përdoruesit që duan të testojnë versionin 64-bit ARM të Office, duhet të kenë të instaluar versionin eksperimental të Windows 11.