Microsoft me një aplikacion komunikimi të ngjashëm me WhatsApp - Gazeta Express

AutoTech

Gazeta Express

31/03/2020 0:04

Microsoft me një aplikacion komunikimi të ngjashëm me WhatsApp

AutoTech

Gazeta Express

31/03/2020 0:04

Ditën e sotme Microsoft bëri të ditur se do të lançojë një version të aplikacionit Teams për konsumatorët.

Teams për jetët tuaja personale, siç Microsoft e quan, do të sjellë disa funksione dhe mjete për familjet dhe grupet e vogla për të organizuar evenimente, informacione dhe për të pranuar dhe dërguar video thirrjeje.

Është një lëvizje interesante të shohim Microsoft të ndjekë këtë drejtim me aplikacionin Teams duke qenë se ofron një aplikacion të tillë siç është Skype.

Por Skype do të jetë aty konfirmoi një drejtues i lartë i Microsoft. Aktualisht ky shërbim ka 500 milionë përdorues.

Duke e pozicionuar Teams si mjetin perfekt për jetën profesionale dhe atë personale, Microsoft dëshiron që aplikacioni të identifikohet vetëm me punën në distancë por edhe me organizimin e jetës individuale. Për këtë qëllim shumica e përdoruesve shfrytëzojnë aplikacione si WhatsApp.

Microsoft nuk dha një datë të saktë por tha se App vjen nga fundi i vitit. Kompania rekomandon përdoruesit të përdorin Skype i cili javët e fundit është rritur me 52% në përdorim.