Mickovski: Studentët e jurisprudencës mund ta japin provimin në gjuhën shqipe - Gazeta Express
string(76) "mickovski-studentet-e-jurisprudences-mund-ta-japin-provimin-ne-gjuhen-shqipe"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 9:40

Mickovski: Studentët e jurisprudencës mund ta japin provimin në gjuhën shqipe

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 9:40

Ligji për gjuhët është i qartë në këtë rast”, kështu tha kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me provimin e jurisprudencës që studentët e juridikut kërkuan që të jetë edhe në gjuhën shqipe.

Sipas kryeministrit, nëse ka kërkesa që provimi të jetë edhe në gjuhën shqipe, si e tillë duhet të lejohet.

Studentët e juridikut dorëzuan peticion në Ministrinë e Drejtësisë, Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, Agjencinë për Zbatimin e Gjuhëve, Kuvendin e RMV-së dhe Qeverinë e RMV-së që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, ndërkohë që nga Ministria e Drejtësisë thonë se Ligji për Provimin e Jurisprudencës nuk parashikon dhënien e provimit në gjuhë tjetër përveç maqedonishtes.

Kritika ndaj njëra-tjetrës pati edhe mes pozitës dhe opozitës shqiptare.

Advertisement
Advertisement
Advertisement