Qëndrimin tonë për ato çështje nëse konkretisht aludoni në ato dy marrëveshje e kemi thënë shumë herë në të kaluarën, absolutisht nuk kam çka të shtoj, e as të heq për këtë çështje. Njëkohësisht në shumë paraqitje të mia gjatë periudhës së kaluar e kamë thënë edhe qëndrimin tonë të fundit, e ai ka lidhje me të gjithë atë që është thënë në të kaluarën se ne do të ishim hipokritë nëse themi se e injorojmë realitetin, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski në emisionin “Top tema” ku ishte mysafir.
Ai shtoi se nuk mund të injorohet realiteti sepse po marrin pjesë në zgjedhje, dhe je pjesë e Qeverisë që për fat të keq ekziston mbiemri i ri për emrin. Thotë, do të ishte hipokrit nëse para votuesve dhe para qytetarëve thotë se kjo nuk është kështu dhe qytetarët për këtë sigurisht do të pyesnin se pse atëherë merr pjesë në zgjedhje.
Lideri i VMRO-DPMNE-së theksoi se asnjëherë nuk do të pajtohet që Goce Dellçevi ishte dikush tjetër, e jo maqedonas. Nuk mund të pajtohet edhe se gjuha maqedonase është dialekt i gjuhës bullgare.
Në lidhje me ndërtimin e një shoqërie për të gjithë, ai theksoi se ideja që të prezantohet një shoqëri për të gjithë ka përfunduar në momentin kur ishte parë çanta Luj Viton.
Mickovski theksoi se nëse sot dikush po tenton që etnikisht t’i mobilizojë qytetarët, sipas tij ai është gabim thelbësor sepse të gjithë pa dallim të dallimeve etnike, pa dallim të dallimeve fetare të gjithë bukvalisht kanë një problem të njëjtë.