Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, me rastin e Ditës së Ushtrisë – 18 gusht, tha se Ushtria jonë është garanci se ky popull do të ketë terren për t’u zhvilluar, krijuar dhe ndërtuar të ardhmen e tij.
“Sot festojmë 18 gushtin – Ditën e Ushtrisë, ditën kur nderojmë një nga institucionet më të rëndësishme të shtetit.Kur flasim për Ushtrinë, flasim për vazhdimin e ideve të Ilindenit dhe KAÇKM-së, idenë e një Maqedonie të pavarur dhe të lirë. Paraardhësit tanë luftuan me zemër, me sakrificë dhe me vizion”, shkroi kryeministri në Facebook.Mickoski thekson se Ushtria sot është simbol i epokës së re dhe se sot investojmë në pajisje, në infrastrukturë, në kushte për një jetë dhe punë dinjitoze të ushtarit.
tag_katrorimaqedoni_2