Mickoski thotë se Levica po e ndihmon BDI-në, përgjigjet Arbër Ademi - Gazeta Express
string(67) "mickoski-thote-se-levica-po-e-ndihmon-bdi-ne-pergjigjet-arber-ademi"

Maqedoni

Gazeta Express

16/09/2025 14:23

Mickoski thotë se Levica po e ndihmon BDI-në, përgjigjet Arbër Ademi

Maqedoni

Gazeta Express

16/09/2025 14:23

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka deklaruar se mes BDI-së dhe Levicës nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi, pas akuzave të kryeministrit Mickoski, se Levica ka nxjerrë kandidatë në disa komuna me shumicë shqiptare, me çka po tenton ta shpëtojë BDI-në.

Sipas Ademit, VMRO çdoherë ka patur kandidat, tani nuk ka kandidat në Strugë, Çair, Tetovë.

“A e parashtroni pyetjen se përse nuk ka kandidat. Pse nuk ka kandidat nga radhët e VMRO-së, ndërsa zotëri Mickoski i ka kandidatët e tij. Ai i ka imponuar kandidatët në VLEN, se kush do të del për kryetar komune në VLEN. Ai ka përcaktuar se kush do të del kandidat i pavarur në mënyrë që të ndodhë asimilimi politik i shqiptarëve, e që ai të vazhdojë edhe më tutje me revizionizëm të të drejtave kolektive të shqiptarëve”, tha Ademi, raporton SHENJA.