Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski njoftoi se sot realizoi takim me kryeministrin hungarez Viktor Orbán. Mickoski thotë se në fokus të bisedës ishte bashkëpunimi i shkëlqyer bilateral ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për thellim të mëtejmë të tij.
Mickoski theksoi përkushtimin e vendit ndaj rrugës evropiane dhe ruajtjes së stabilitetit rajonal, duke shprehur falënderim për përkrahjen e vazhdueshme të Hungarisë ndaj integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.
“Në bisedë theksova se Maqedonia mbetet e përkushtuar fuqishëm ndaj rrugës së saj evropiane, realizimit të perspektivës evropiane dhe ruajtjes së stabilitetit në rajon. Shpreha falënderim për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Hungarisë, me bindjen se partneriteti strategjik do të vazhdojë të zhvillohet me edhe më shumë dinamikë”, shkroi mes tjerash Mickoski.