Mickoski: Sigurimi si në kohë lufte - Gazeta Express
string(34) "mickoski-sigurimi-si-ne-kohe-lufte"

Ballina

Gazeta Express

04/02/2023 16:28

Mickoski: Sigurimi si në kohë lufte

Ballina

Gazeta Express

04/02/2023 16:28

“ASNJËHERË NUK KEMI QENË MË TË LARGËT ME FQINJIN TONË”

Qindra qytetarë, të udhëhequr nga lideri i opozitares VMRO-DPMNE, të cilët fillimisht u ndaluan nga ana e policisë, ndërsa më vonë në grupe të vogla u drejtuan deri te varri i Goce Dellçevit në kishën e Shën Spasit, të revoltuar kanë reaguar se “në vendin e tyre nuk kanë të drejtë për lëvizje të lirë dhe shprehjen e respketit për një figurë historike. Lideri Hristijan Mickoski ka vlerësuar se marrëdhëniet me Bullgarinë fqinje “asnjëherë nuk kanë qenë më të largëta”.

Lexo Edhe:

Me ndjenja të ndara, siç tha, lideri i VMRO-DPMNE-së me disa bashkëpartiakë mbërriti te varri i Goce Dellçevit për ta nderuar.

“Ndjenja e parë është respekti për Maqedonasin, të madhin Goce Dellçev dhe gjithë atë që e ka bërë për Maqedoninë dhe për popullin maqedonas. Dhe e dyta është ndjenja e zhgënjimit. Është turp kjo që na ndodh sot, të jemi robër në shtetin tonë, të mbyllur në kafaze dhe të mos mundemi në shekullin 21 ta nderojmë të madhin Goce Dellçev” – deklaroi Mickoski.

Kordoni policor së pari ndaloi qytetarët që e ndiqnin Mickoskin të vazhdojnë më tutje, gjë që shkaktoi revoltë.

“Në shtetin e vet dikush të veprojë kështu, të mos lejojë populli t’i përkulet apostullit të lëvizjes maqedonase për liri, nuk e kuptoj.”

Pastaj u lejuan të kalojnë në grupe të vogla, pas kontrollit nga ana e policisë, gjë që gjithashtu hasi në pakënaqësi.

“Për vendosjen e luleve mbi varrin e një revolucionari të zakonshëm, tonë, Maqedonas, të fluturojnë helikopterë dhe atje të ruajë aq shumë polici, këtë nuk e kuptoj.” – tha Kosta Jovçevski.

“Është turp për Maqedonasit në këtë ditë të shenjtë, të të madhit tonë, baba i kombit, i revolucionit, atë që e kemi duruar. Na kanë bastisur, na kanë kontrolluar, si në kampet e vitit 1943.” – deklaroi Violeta Petkovska.

Tubimi, i dekoruar kryesisht me flamurin me simbolin Vergina dhe i siguruar me polici në rreze më të gjërë nisi të shpërndahet pasi numri më i madh i qytetarëve u përkulën para varrit të Dellçevit, para se të mbërrijnë mysafirët e paralajmëruar nga Bullgaria. /KlanMacedonia/