Kryeministri Hristjan Mickoski, ka publikuar në rrjetin social Facebook, fotografitë nga vizita e të lënduarve të tragjedisë së Koçanit.
Mickoski, i publiko këto fotografi, pas një konference për media, që e mbajti pas vitzitës në spital, aty ku u pyet nga gazetarët se çfarë mendon për fotografitë e publikuara dje nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, me pacientët që u dërguan atje për shërim.
“Sot kam vizituar të lënduarit nga zjarri tragjik në Komunën e Koçanit në QKB “8 Shtatori” në Shkup.
Qeveria po merr të gjitha masat e nevojshme për të shpëtuar jetë dhe ekipet mjekësore po bëjnë përpjekje mbinjerëzore. Një numër i madh pacientësh janë transferuar jashtë vendit dhe shteti do të mbulojë shpenzimet e dy familjarëve për të vizituar më të dashurit e tyre.
Ne jemi mirënjohës për ndihmën dhe mbështetjen ndërkombëtare”, ka shkruar Mickoski.
tag_katrorimaqedoni_2
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...