Mickoski pret vijat e kuqe nga LSDM-ja - Gazeta Express
string(38) "mickoski-pret-vijat-e-kuqe-nga-lsdm-ja"

Maqedoni

Gazeta Express

08/09/2025 18:11

Mickoski pret vijat e kuqe nga LSDM-ja

Maqedoni

Gazeta Express

08/09/2025 18:11

Kryeministri Hristijan Mickoski edhe më tej është në pritje të prezantimit të draft rezolutës të cilën e paralajmëroi së fundmi partia opozitare LSDM.

Në fjalimin e tij në shënimin e ditës së pavarësisë, Mickoski thotë se pavarësisht se çfarë ofrohet, derisa ai është kryeministër nuk do të ketë lojëra për çështje të tilla si identiteti apo të ardhmen evropiane.

Nga LSDM që para një jave paralajmëruan se deri në fund të javës që kaloi do të kenë gati një version pune të rezolutës me të cilën kërkohet konsensus nacional për çështjet identitare në kornizat e integrimit.

“Me gëzim e pres atë propozim të shoh çfarë do të jetë, në pritje jam, e pres me padurim. Nga të njëjtit ata të cilët pranuan deklaratë për mos ndryshim të emrit, e më pas e ndryshuan, nga ata të cilët thoshin se nuk ka ultimatume, dhe e sollën propozimin francez, nga ata të cilët thoshin “ejani në referendum” e më pas nuk i pranonin rezultatet. Të shohim çfarë janë ato linja të kuqe, ngjyra e të cilave do të jetë më e zbehtë se ngjyra e bardhë, sepse nuk mundet njëkohësisht të flitet për linja të kuqe, e të thuhet “duhet të pranojmë gjithçka që është në tavolinë, pa asnjë kusht”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.