Mickoski për vizitë politiko-ekonomike në Hungari - Gazeta Express
string(49) "mickoski-per-vizite-politiko-ekonomike-ne-hungari"

Maqedoni

Gazeta Express

30/03/2026 15:03

Mickoski për vizitë politiko-ekonomike në Hungari

Maqedoni

Gazeta Express

30/03/2026 15:03

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski i shoqëruar nga një delegacion qeveritar sot po qëndron për vizitë politiko-ekonomike në Budapest të Hungarisë.

Në kuadër të vizitës, Mickoski do të zhvillojë takim me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, ku do të diskutohet për avancimin e marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimin ekonomik dhe çështjet aktuale rajonale dhe evropiane.

Kryeministri do të mbajë fjalim në forumin e biznesit në Budapest të titulluar si “Dita e bashkëpunimit afarist ndërmjet Hungarisë dhe Maqedonisë së Veriut”, ku do të vendosen kontakte të reja dhe do të shqyrtohen mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet kompanive hungareze dhe të vendit.

Në përbërje të delegacionit qeveritar janë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev, drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit, Refik Xhemaili, drejtori i Drejtorisë për Zona të Zhvillimit Teknologjik Industrial, Goce Dimovski, si dhe drejtoresha e Agjencisë për Inovacion, Zhvillim Shkencor-Teknologjik dhe Sipërmarrje, Daniella Dimovska.

Advertisement
Advertisement
Advertisement