Mickoski për protestën: Zgjidhje po, por sipas Kushtetutës - Gazeta Express
string(56) "mickoski-per-protesten-zgjidhje-po-por-sipas-kushtetutes"

Maqedoni

Gazeta Express

07/04/2026 12:12

Mickoski për protestën: Zgjidhje po, por sipas Kushtetutës

Maqedoni

Gazeta Express

07/04/2026 12:12

Lidhur me protestën e djeshme të studentëve, Mickoski tha se po punojmë për zgjidhje, po zgjidhja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare.

“Kërkesat janë një gjë, ndërsa Kushtetuta dhe standadet ndërkombëtare janë tjetër gjë dhe ashtu duhet të sillemi”, tha Mickoski.
Ai tha se është fakt se Ligji për Gjuhët sfidohet nga Gjykata Kushtetuese dhe pikërisht në drejtësi dhe gjykatë.

“Është fakt se kemi mendim ngativë nga Komisioni i Venedikut për dygjuhësinë në drejtësi, për shkak se nuk kemi burime të mjaftueshme për ta zbatuar atë dhe se nuk garantohet ushtrimi i së drejtës”, tha Mickoski.

Ai tha se studentët të cilët kanë studiuar në gjuhën amtare kanë të drejtë të kërkojnë që provimin e jurisprudencës të japin në gjuhën e tyre amtare.

Advertisement
Advertisement
Advertisement