Mickoski për deklaratën e Mexhitit: Për UÇK-në, mos luani me kartën e BDI-së - Gazeta Express
string(74) "mickoski-per-deklaraten-e-mexhitit-per-uck-ne-mos-luani-me-karten-e-bdi-se"

Maqedoni

Gazeta Express

11/08/2025 13:16

Mickoski për deklaratën e Mexhitit: Për UÇK-në, mos luani me kartën e BDI-së

Maqedoni

Gazeta Express

11/08/2025 13:16

Kemi pikëpamje të ndryshme! Kështu kryeministri Hristijan Mickoski e komentoi deklaratën e zëvendëskryeministrit dhe kandidatit për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, se lufta e UÇK-së në Kosovë dhe në Maqedoni ka qenë e drejtë, e arsyeshme dhe e pastër. Madje, Mickoski i ka dhënë një “këshillë” Mexhitit që “të mos luajnë me kartën e BDI-së dhe të atyre që duan të na kthejnë 25 vjet prapa”

“Nuk mund të jetë luftë e arsyeshme dhe e drejtë, kur nga pritë vriten pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Këto janë tema që janë pjesë e së kaluarës, të mbyllura me Marrëveshjen e Ohrit, dhe me ndryshimet e fundit ligjore ajo është mbyllur. Fokusi ynë si Qeveri është e ardhmja, këtë duam ta shohim. Apeloj te të gjithë politikanët e arsyeshëm të mos luajnë me kartën e BDI-së dhe të atyre që duan të na kthejnë 25 vjet prapa. Të shikojmë përpara, të sjellim investime, të krijojmë një vend më të bukur për të gjithë qytetarët. Kjo është thelbi dhe ky është boshti rreth të cilit duhet të bashkohemi”, deklaroi Mickoski gjatë vizitës në Komunën e Petrovecit, duke u përgjigjur në një pyetje të gazetarëve.