Mickoski paralajmëron luftë të ashpër për raportin e PE-së, Filipçe: VMRO dëshiron të marrë merita, lufta për gjuhën ka mbaruar - Gazeta Express
string(124) "mickoski-paralajmeron-lufte-te-ashper-per-raportin-e-pe-se-filipce-vmro-deshiron-te-marre-merita-lufta-per-gjuhen-ka-mbaruar"

Maqedoni

Gazeta Express

25/06/2025 11:52

Mickoski paralajmëron luftë të ashpër për raportin e PE-së, Filipçe: VMRO dëshiron të marrë merita, lufta për gjuhën ka mbaruar

Maqedoni

Gazeta Express

25/06/2025 11:52

Kryeministri Hristian Mickoski, pas miratimit të raportit të Thomas Weitz në Komitetin e Punëve të Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian, është i kënaqur që “pengesa e parë” është kaluar dhe paralajmëron betejë të ashpër në dy javët e ardhshme, duke pasur parasysh se raporti pritet të paraqitet në seancë plenare midis 7 dhe 11 korrikut, transmeton Portalb.mk.

“E dimë që ishte një luftë e ashpër për të kapërcyer këtë pengesë të parë, e cila nuk duhet të ekzistojë, nëse dëgjoni mesazhet nga politikanë të caktuar që vijnë nga Brukseli se identiteti nuk ka qenë kurrë objekt marrëveshjesh dhe bisedimesh, se gjuha është betonuar, vulosur, një temë e mbyllur. E kemi parë që nuk është kështu. Publiku maqedonas dhe evropian e kanë parë se në shekullin e 21-të në Evropë ende luftojmë për çështjet e identitetit, për gjuhën tonë amtare”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske në Qeveri.

Lidhur me pritjet nëse raporti do të kalojë seancën plenare, duke marrë parasysh amendamentet e paraqitura nga disa grupe, kryeministri thotë: “Nuk e di nëse do të kemi sukses.”

“Do të ketë amendament dhe përsëri, ndoshta, disa grupe në parlament do të mbështesin disa amendamente. Të tilla janë procedurat dhe nuk mund t’i ndalosh. Por, e rëndësishme është që të gjithë e patë se nuk janë disa qindra bullgarë në Kushtetutë, se dhimbja është më e thellë dhe se është dekada e vjetër, se është shekuj e vjetër. Ne do të luftojmë. Nuk e di nëse do të kemi sukses. Ky është hapi i parë, ne ia dolëm, por nuk e di nëse do të kemi sukses”, thotë Mickoski.

Të martën (24 qershor), AFET miratoi draft-raportin për Maqedoninë e Veriut të përgatitur nga eurodeputeti austriak Thomas Weitz me 40 vota pro, 19 kundër dhe 10 abstenime, duke u bërë thirrje autoriteteve në Shkup të prezantojnë amendamente kushtetuese dhe të forcojnë sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Raporti përmend drejtpërdrejt “identitetin dhe gjuhën maqedonase”.

Mickoski thotë se një betejë e ashpër na pret në dy javët e ardhshme.

“Kjo çështje do të ngrihet tani në Hagë dhe në të gjitha seancat pasuese të NATO-s. A po pengon ndonjë shtet anëtar i Aleancës së NATO-s një tjetër në integrimin e tij dhe në këtë mënyrë po dëmton sigurinë në rajon – edhe kësaj pyetjeje duhet t’i jepet përgjigje”, tha Mickoski.

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, vlerësoi se ishte mirë që raporti u miratua, por për fat të keq, nga ana tjetër, tha se “është një disfatë totale dhe disfatë e diplomacisë sonë”. Në një deklaratë për Televizionin 24, ai theksoi se gjuha maqedonase është konfirmuar, falë vendimeve prej liderëve të Qeverisë së LSDM-së.

“Parlamenti në korrik 2022 miratoi konkluzione që e detyrojnë qeverinë e atëhershme, por edhe çdo qeveri të mëvonshme, që asnjë qeveri të mos negociojë për përcaktuesit gjuhësorë, kulturorë dhe të identitetit, as që gjuha maqedonase të negociohet pasi ajo është pranuar tashmë në kornizën negociuese brenda propozimit francez, dhe është konfirmuar nga të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe, në fakt, marrëveshja me FRONTEX është nënshkruar. Pra, një gjuhë e pastër maqedonase pa asnjë vërejtje, pa asnjë shënim në fund të faqes”, tha Filipce, duke shtuar se kjo është një luftë që si kryeministri ashtu edhe VMRO-DPMNE duan ta paraqesin si luftën e tyre për gjuhën maqedonase, por ajo luftë ka mbaruar.

Duke vepruar kështu, Filipçe theksoi se në këtë mënyrë VMRO-DPMNE po kërcënon seriozisht pozicionet negociuese të Maqedonisë.

Sipas kreut të LSDM-së, fakti që Qeveria lejon debat për gjuhën maqedonase, dhe përveç kësaj që ato amendamente që nuk u miratuan nga Komisioni sot, por sipas njoftimeve do të dorëzohen në seancën plenare në fillim të korrikut, vijnë nga partitë simotra të VMRO-DPMNE-së, është një disfatë serioze për diplomacinë dhe Qeverinë maqedonase.

Përndryshe, Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022.

Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.

Ndryshimi i Kushtetutës kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime.