Mickoski: Nuk do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare - Gazeta Express
string(66) "mickoski-nuk-do-te-shkojme-ne-zgjedhje-te-parakohshme-parlamentare"

Maqedoni

Gazeta Express

19/09/2025 19:07

Mickoski: Nuk do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare

Maqedoni

Gazeta Express

19/09/2025 19:07

Nuk do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse përfaqësuesit e koalicionit qeveritar do të fitojnë zgjedhjet lokale më 19 tetor, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.

“Qeveria është e qëndrueshme dhe koherente, dhe koalicioni qeveritar do t’i fitojë këto zgjedhje lokale”, tha Mickoski në takimin e sotëm me gazetarët.

Ai theksoi se qeveria ka një mandat katërvjeçar, një periudhë gjatë së cilës planifikon të zbatojë projektet e premtuara, dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, siç tha ai, do të nënkuptojnë vetëm shtyrjen e tyre për të paktën gjashtë muaj.

“Si VMRO-DPMNE, zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të na përshtaten, por ne nuk i shohim gjërat në aspektin e partive, por në aspektin e shtetit. Nëse shkojmë në zgjedhje, të gjitha projektet që duhet të zbatojmë do të ngecin për të paktën gjashtë muaj”, tha Mickoski.

I pyetur nëse pret të ketë probleme në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe pse dikush po luan përsëri kartën e nacionalizmit, ai tha se nuk ka dijeni se ka indikacione për incidente të planifikuara.