Kryeministri Hristijan Mickoski, nga selia e partiake e VMRO-DPMNE-së, e quajti vendimin e Parlamentit Evropian një padrejtësi tjetër ndaj Maqedonisë. Ai tha se doli në shesh që problem për Bullgarinë është identiteti dhe jo bullgarët në Kushtetutë. Mickoski ishte i ashpër edhe ndaj ndërkombëtarëve që kishin premtuar zhbllokim të procesit pas ndryshimeve kushtetuese por edhe ndaj ish pushtetarëve të cilët thotë se hap pas hapi kishin hequr dorë nga identiteti. Mickoski tha se do të vazhdojë bashkëpunimin me BE-në për zbatimin e reformave, përcjell Gazeta Express nga ALSAT.
“Kjo është luftë për të drejta themelore dhe vlera njerëzore dhe ne jemi në anën e vërtetë të historisë kurse Bullgaria, e kemi parë gjatë historisë se din edhe ta huq të vërtetën historike. Kjo luftë as nuk fillon dhe as nuk mbaron sot. Maqedonia dhe të gjitha këto peripeci, sado që të jenë tragjike, kanë një dimension të suksesshëm në vete, e ai është fakti që tani Evropës mund t’i themi se e vërteta doli në shesh. Dolën në sipërfaqe edhe gjithë ata që jam i vetëdijshëm se djersiteshin kur shpiknin në takimet tona justifikime për gjoja reforma që duhet të zbatohen dhe gjoja përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Nuk dua askush, asnjëherë të më thotë se problem është pakica bullgare. Ata disa qindra njerëz që janë ndjerë si bullgarë, a janë ose jo në Kushtetutë, nuk është aspak problem. Që nesër mundemi t’i fusim. Por thelbi është shumë më i thellë se kjo dhe shumë qartë u pa me këto hapa që i bëri fqinji ynë nëpër korridoret Evropiane. Por, do të mbetet e shkruar dhe përgjithmonë në kujtesë se raporti evropian me gjuhën dhe identitetin maqedonas u miratua në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Problemi më i madh për nënçmimet gjatë historinë tonë moderne është që ata kanë pasur themelet e tyre në struktura të ndryshme të politikanëve të korruptuar dhe liderëve të papërgjegjshëm që nuk kanë mbajtur llogari për qëllimet afatgjate dhe interesat e shtetit”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër. /Alsat.mk
tag_katrorimaqedoni_2