string(117) "mickoski-millanoviq-evrope-e-qendrueshme-dhe-e-perparuar-eshte-e-pamundur-pa-anetaresim-te-plote-te-te-gjithe-rajonit"

Maqedoni

Gazeta Express

07/05/2025 20:39

Mickoski – Millanoviq: Evropë e qëndrueshme dhe e përparuar është e pamundur pa anëtarësim të plotë të të gjithë rajonit

Maqedoni

Gazeta Express

07/05/2025 20:39

Evropë e qëndrueshme, e përparuar dhe e integruar është e pamundur pa anëtarësim të plotë të të gjithë rajonit, potencoi kryeministri Hristian Mickoski pas drekës së sotme të punës me presidentin kroat Zoran Millanoviq i cili është për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Siç theksohet Mickoski në një publikim në Fejsbuk, me presidentin kroat biseduan për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit, si dhe për rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta në përballjen me sfidat globale.

“Biseda ishte e përmbushur me qëndrime të sinqerta, perspektiva rajonale dhe vizione të përbashkëta për të ardhmen. Ishte konfirmuar mbështetje për të ardhmen evropiane të Maqedonisë dhe perspektiva e qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, bën të ditur Mickoski.

Millanoviq, i cili është në vizitë zyrtare në vend, u prit në aeroportin e Shkupit nga shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Timço Mucunski, ndërsa me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake u prit nga presidentja Gordana Siljanovska – Davkova me të cilën kishte takim dhe konferencë të përbashkët për media.