Mickoski: Maqedonia është destinacion i vërtetë për investitorët – nis ndërtimi i marketit të ri të “Lidl”-it në Shkup - Gazeta Express
string(113) "mickoski-maqedonia-eshte-destinacion-i-vertete-per-investitoret-nis-ndertimi-i-marketit-te-ri-te-lidl-it-ne-shkup"

Maqedoni

Gazeta Express

03/09/2025 14:09

Mickoski: Maqedonia është destinacion i vërtetë për investitorët – nis ndërtimi i marketit të ri të “Lidl”-it në Shkup

Maqedoni

Gazeta Express

03/09/2025 14:09

Në lagjen Aerodrom të Shkupit ka filluar ndërtimi i një marketi të ri të kompanisë gjermane “Lidl”. Në ceremoninë e nisjes së punimeve mori pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili hodhi lopatën e parë.

Mickoski deklaroi se ky investim është një dëshmi e qartë se Maqedonia e Veriut po bëhet gjithnjë e më atraktive për investitorët e huaj.

Marketit në Aerodrom do t’i shtrihet një sipërfaqe prej 3.438 metrash katrorë, nga të cilët 1.200 metra katrorë do të jenë sallë shitjeje.

Ky është një nga disa projektet e reja të rrjetit gjerman “Lidl” në vend, që pritet të sjellë konkurrencë më të madhe në tregun e shitjes me pakicë dhe punësim të ri për qytetarët.