Pas deklaratave të ambasadores gjermane në vend, Petra Dreksler, e cila shprehu shqetësim për debatin rreth buxhetit për sistemin e drejtësisë dhe theksoi se sipas të dhënave të Komisionit Evropian për efikasitetin e gjyqësorit, Gjermania investon pesë herë më shumë për frymë sesa Maqedonia, kryeministri Hristijan Mickoski e përsëriti qëndrimin e tij të mëparshëm, për të cilin theksoi se bazohet në një raport të Këshillit të Evropës.
“Edhe këtë e them qartë, kushdo mund të thotë të kundërtën. Të shohim në sy dhe t’i nxjerrim shifrat. Ky është fakt, unë nuk e kam bërë këtë raport, por është financuar nga Këshilli i Evropës dhe përfshin shtetet që kanë anëtarë brenda KE-së.
Çdokush që thotë diçka ndryshe ose manipulon, ose nuk e thotë të vërtetën, pavarësisht statusit – qoftë diplomat i huaj, ekspert vendas apo politikan. Këto janë shifra dhe fakte”, tha Mickoski nga foltorja e Kuvendit, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.
Ai e përsëriti tezën se shteti ndan më shumë fonde për sistemin gjyqësor sesa 75% e vendeve anëtare të BE-së.
“Sipas analizës së bërë dhe të financuar nga Këshilli i Evropës, me të dhëna nga viti 2022 dhe të publikuara në vitin 2024, dolëm në përfundimin se si shtet ndajmë buxhet për sistemin e drejtësisë më shumë sesa 75% e vendeve të BE-së. Në vitin 2022 ne ndajmë 0.39% të PBB-së sonë. Franca ndan 0.2, ndërsa Gjermania 0.3 të PBB-së së tyre. Mesatarja evropiane është rreth 0.3”, deklaroi kryeministri.
Ambasadorja gjermane së fundmi, në një intervistë për “360 gradë”, theksoi se shifrat duhet të shihen me kujdes, duke theksuar se Gjermania në vitin 2022 ka investuar pesë herë më shumë për frymë në drejtësi sesa Maqedonia.
tag_katrorimaqedoni_2
Tregu shqiptar i real estate ka hyrë në një fazë transformimi të thellë, ku projektet me vlerë të qëndrueshme,...