Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se Qeveria do të marrë vendim për kontrollimin e të gjitha kompanive që posedojnë licenca për prodhimin e kanabisit, pas rastit të fundit me sekuestrimin e rreth 40 tonëve marihuanë ilegale.
Ai theksoi se nuk do të habitej nëse gjatë kontrolleve konstatohet edhe një sasi dukshëm më e madhe, duke nënvizuar se shifra mund të arrijë deri në 100 tonë.
“Në periudhën në vijim do të kryhen kontrolle edhe në objekte të tjera dhe pres që Qeveria sot të marrë detyrimin përkatës. Pres që vendime të tilla të miratohen dhe në ditët në vijim të realizohet kontroll i të gjitha kompanive që kanë licenca për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Nuk do të habitem nëse arrijmë edhe në shifrën prej 100 tonësh”, deklaroi Mickoski.
I pyetur nëse marihuana që ka përfunduar në Serbi ka kaluar kufirin si ngarkesë e vulosur, e paraqitur në dokumentacion si produkt tjetër, Mickoski u përgjigj se për momentin nuk ka informacione të tilla.
tag_katrorimaqedoni_2
Nga një karrierë shumëvjeçare në gazetari, drejt sipërmarrjes dhe inovacionit në ndërtim – rruga profesionale e Esat Ahmetit pasqyron...