Mickoski as që dëshiron të dëgjojë për ndryshimet kushtetuese - Gazeta Express
string(61) "mickoski-as-qe-deshiron-te-degjoje-per-ndryshimet-kushtetuese"

Ballina

Gazeta Express

02/11/2022 17:00

Mickoski as që dëshiron të dëgjojë për ndryshimet kushtetuese

Ballina

Gazeta Express

02/11/2022 17:00

LIDERËT NË PRITJE TË FTESËS SË KRYEMINISTRIT KOVAÇEVSKI

Ende pa ardhur në adresë të VMRO DPMNE-së ftesa për takim liderësh, Mickoski barikadohet. Do të flas vetëm për tema ekonomike që mund të lehtësojnë jetën e qytetarit në kohë krize. E nëse imponohet tema e ndryshimeve kushtetuese, përgjigja e tij mbet e njëjtë.

Lexo Edhe:

“Nëse mendojnë se do ta bëjnë siç e bënë me Marrëveshjen e Prespës ja unë ju them se kjo nuk do të ndodhë. Unë garantoj! Mos të humbin kohë me këtë çështje”, deklaroi Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së.
E sa i përket temës së heqjes së 20% nga Kushtetuta, Mickoski shkoi edhe më larg. U pyet për qëndrim rreth kësaj teme, filloi të flas për federalizmin e shtetit dhe për një Bosnjë të re.

“Edhe më e frikshme ishte shpjegimi i liderëve politik shqiptar, e ajo është formimi i Kuvendit dydhomësh që defakto dhe dejure do të nënkuptonte edhe federalizim. Dhe mendoj se ky është një vendim shumë i gabueshëm dhe cenon karakterin unitar të shtetit. Mendoj që as Evropës e as botës nuk i duhet edhe një Bosnje në Ballkan edhe një shtet jo funksional”,deklaroi Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së.

Megjithatë, Mickoski nuk do ti thotë “jo” takimit të liderëve. E dy partnerët e më të mëdhenj të koalicionit qeverisës, me qëndrim të përbashkët, duhet të ketë konsensus të plotë për ndryshimet kushtetuese.

“Takimi ka të bëjë me rrugën tonë evropiane. Të gjithë e dimë se çfarë sfida kemi para nesh dhe se çfarë duhet të bëjmë, e ato duhet të bëhen me konsensus të gjerë në Kuvend. Është e pritshme dhe normale që në momente si këto të iniciohet një takim si ky”, deklaroi deputetja e LSDM-së Snezhana Kaleska.
” Nevojitet një përgjigje e përgjegjshme nga të gjitha partitë politike serioze në vend. Do të duhet një takim liderësh, do të duhet të kemi një takim të partive politike parlamentare në vend për arsye se bëhet fjalë për çështje për të cilën duhet të kemi një konsensus të gjerë politik, shoqëror, e ndëretnik në vend”, deklaroi deputeti i BDI-së Arbër Ademi.

Partitë opozitare shqiptare presin që ta marrin ftesën, e më pas organet partiake do të vendosin për pjesëmarrjen.

“Sa i përket iniciativës që ishte nëpërmjet mediave, e Kryeministrit. U njoftuam nëpërmjet mediave, ende nuk kemi marrë ftesë që ta shqyrtojmë. Në momentin që do ta marrim, organet partiake do ta shqyrtojnë dhe do të vendosin për të”, deklaroi Fadil Zendeli nga rradhët e Lëvizjes Besa.

“Nesër mbahet takimi i Komisionit për organizim të Kongresit, që i ka kompetencat e Kryesisë dhe do të sjell vendim lidhur me ftesat për takim të liderëve”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.
Deri më tani, asnjëri prej liderëve politik në vend, nuk e ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin që vet Kryeministri Kovaçevski e paralajmëroi mbrëmë./KlanMacedonia/