Michigani nuk pajtohet me Trumpin, e shpall fitoren e Bidenit - Gazeta Express
string(60) "michigani-nuk-pajtohet-me-trumpin-e-shpall-fitoren-e-bidenit"

Michigani nuk pajtohet me Trumpin, e shpall fitoren e Bidenit

Gazeta Express

21/11/2020 23:24

Presidentit amerikan, Donald Trump, i janë zbehur edhe më shumë gjasat që ta shmangë humbjen në zgjedhjet presidenciale, pasi ligjvënësit në Michigan kanë paralajmëruar se nuk do ta refuzojnë fitoren e parashikuar të Joe Bidenit.

Dy ligjvënës republikanë janë shprehur se do të respektojnë procesin normal. Të premten, shteti i Georgias ka certifikuar fitoren e ngushtë të Bidenit, duke vështirësuar edhe më shumë punët për presidentin Trump, shkruan koha.net.

Lexo Edhe:

Fitorja e Bidenit në sistemin e Kolegjit Elektoral është projektuar të jetë 306 me 232 – një epërsi shumë e lartë e Bidenit që prin edhe në votat popullore me 5.9 milionë vota më shumë.

Presidenti republikan të premten rrejshëm ka deklaruar se është fitues i zgjedhjeve presidenciale, ndërsa ka vazhduar akuzat se pati manipulime të mëdha votash në zgjedhjet e 3 nëntorit.