Michael Ballack flet për herë të parë për vdekjen e djalit të tij 18-vjeçar - Gazeta Express
string(75) "michael-ballack-flet-per-here-te-pare-per-vdekjen-e-djalit-te-tij-18-vjecar"

Futboll

Gazeta Express

07/03/2026 0:01

Michael Ballack flet për herë të parë për vdekjen e djalit të tij 18-vjeçar

Futboll

Gazeta Express

07/03/2026 0:01

Ish-ylli i Chelseat dhe Gjermanisë, Michael Ballack, ka folur për herë të parë për vdekjen e djalit të tij 18-vjeçar.

Ballack, 49 vjeç, pati një karrierë të shkëlqyer që zgjati më shumë se 15 vjet, duke luajtur për klube si Chemnitzer, Kaiserslautern, Bayer Leverkusen, Bayern Munich dhe Chelsea.

Mesfushori i dikurshëm fitoi katër tituj të Bundesliga dhe një titull të Premierligës, ndër shumë trofe të tjerë.

Jashtë fushës, Ballack kishte tre fëmijë me ish-bashkëshorten e tij, Simone Lambe: Louis, Emilio dhe Jordi.

Megjithatë, në gusht të vitit 2021, jeta e Ballack ndryshoi tragjikisht pasi djali i tij Emilio Ballack ndërroi jetë në moshën vetëm 18-vjeçare.

Emilio vdiq pasi një quad (mjet me katër rrota) u përmbys dhe e zuri poshtë pas një barbeque familjare në Portugali.

Sipas raportimit të “Daily Mail”, policia lokale deklaroi se Emilio po e ngiste quadin në një terren të pabarabartë.

Pasi zjarrfikësit e nxorën nga rrënojat, personeli mjekësor u përpoq ta rikthente në jetë, por fatkeqësisht ai u shpall i vdekur në vendngjarje.

Së fundmi, në një intervistë “My Story” për “Sky”, Ballack u pyet se si e përballoi humbjen e djalit të tij.

Ai tha: “E vështirë. Shumë e vështirë. Nuk mund ta imagjinoni. As nuk mund ta përshkruani me fjalë. Është një proces shtypjeje të ndjenjave. Secili e përballon ndryshe. Unë mezi flas për të. Do të doja të thosha shumë më tepër, por më mbingarkon emocionalisht.”

Në këtë moment Ballack u emocionua dukshëm dhe vazhdoi: “Prandaj është një proces mohimi, ku përpiqesh ta përballosh përmes jetës së përditshme, përmes shumë gjërave që të motivojnë – puna, familja, djemtë e tjerë.”

“Sigurisht që i do fëmijët më shumë se çdo gjë dhe dëshiron t’u japësh sa më shumë stabilitet, ngrohtësi dhe siguri në jetë. Kjo është përgjegjësia që ke si prind”, shtoi ai.

“Një humbje e tillë e thekson edhe më shumë këtë. Natyrisht që më pas ke frikëra më të mëdha. Çfarë tjetër mund të ndodhë? Jeta është e çmuar. Jeta që bëjmë është një privilegj i madh. Fati dhe pafati luajnë një rol të madh. Mund ta quash fat, mund ta quash ndryshe, por gjërat thjesht ndodhin. Megjithatë dua ta përballoj. Kjo më jep forcë dhe më kujton se jeta vazhdon”, e mbylli ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement