MI: Të gjitha rrugët janë të kalueshme - Gazeta Express
string(37) "mi-te-gjitha-rruget-jane-te-kalueshme"

Lajme

Gazeta Express

30/11/2021 15:49

MI: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Lajme

Gazeta Express

30/11/2021 15:49

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se autostradat, rrugët nacionale e regjionale janë të kalueshme për qarkullim.

Përmes një njoftimi në Facebook, Ministria shkruan se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje, kanë intervenuar në orët e hershme të martën.

Lexo Edhe:

“Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje kanë intervenuar në orët e hershme të mëngjesit me pastrim dhe hedhje të kripës në shtresat qarkulluese të rrugëve”, thuhet në njoftim.

Në disa komuna të Kosovës gjatë dy ditëve të fundit ka pasur reshje të borës. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se mot i ngjashëm pritet të vijojë deri në fund të javës.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Sipas informacioneve nga tereni nga të gjithë menaxheret e autoudhëve (autostradave),rrugëve nacionale dhe rrugëve regjionale të Republikës së Kosovës, të gjitha rrugët janë të kalueshme për  qarkullim, pavarësisht konfiguracionit ku shtrihen ato.

Kompanitë e kontraktuara për mirëmbantje kanë intervenuar në orët e hershme të mengjesit me pastrim dhe hudhje të kripës në shtresat qarkulluese të rrugëve.