“M’falni, kam gabu”, Burim Ramadani komenton deklaratat e Kurtit për SHBA, thotë se janë dobësuar aleancat e mëdha - Gazeta Express
string(108) "mfalni-kam-gabu-burim-ramadani-komenton-deklaratat-e-kurtit-per-shba-thote-se-jane-dobesuar-aleancat-e-medha"

Lajme

Gazeta Express

20/09/2025 23:02

“M’falni, kam gabu”, Burim Ramadani komenton deklaratat e Kurtit për SHBA, thotë se janë dobësuar aleancat e mëdha

Lajme

Gazeta Express

20/09/2025 23:02

Panelisti i emisionit Pressing në T7 ka komentuar deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për ShBA’të, ku tha se “ nuk janë prishur me Amerikën, por se kanë disa dallime”.

Ramadani thotë se mënyra më e mirë do të ishte që Kurti të pranonte gabimin dhe të kërkonte falje, pasi sipas tij, Kosova është në një situatë ku po defaktorizohet në vazhdimësi.

“Nuk është prit prej Kurtit me dhonë ndonjë deklaratë tjetër. Forma ma normale ish dasht me thanë: M’falni kom gabu”, sepse jemi në një situatë ku Kosova po defaktorizohet në vazhdimësi, dhe raporti me aleatët dhe SHBA’të, e mban gjallë rolin e Kosovës si shtet, por mbi të gjitha edhe paprekshmërinë e Kosovës në rajon.

Është fatkeqësi që Kosova nuk po arrin me u fakterizu në këtë kohë, sidomos kur Serbia është në një krizë të thellë të brendshme”, tha Ramadani.