Mezi flet e mbushet frymë, flet i prekuri nga koronavirusi: Nuk ia uroj as armikut! - Gazeta Express
string(83) "mezi-flet-e-mbushet-me-fryme-flet-i-prekuri-nga-koronavirusi-nuk-ia-uroj-as-armikut"

Mezi flet e mbushet frymë, flet i prekuri nga koronavirusi: Nuk ia uroj as armikut!

Gazeta Express

26/03/2020 13:22

Koronavirusi COVID-19 është pandemia më të cilën bota po përballet me frikë çdo ditë të saj. E ardhur nga Kina, dhe tashmë me epiqendër të re, Italinë, virusi po merr mijëra jetë në ditë.

Ekspetët e mjekët bëjnë thirrje që të mbajmë higjienën personale dhe duke u vetizoluar në shtëpi, si arma e vetme në dorën tonë për ta mposhtur këtë virus.

Lexo Edhe:

Një video e dhimbshme vjen nga Anglia, aty ku një shtetas i prekur nga COVID-19, mezi merr frymë dhe mezi flet, pas prekjes së tij nga koronavirusi i ri.

Andy Hardwick me vështirësi për të mbajtur kokën drejt zbulon për të gjithë simptomat e koronavirusit dhe gjendjen e tij shëndetësore në këto momente.

Ai deklaroi se është 51-vjeç dhe ishte me shëndet të plotë, duke theksuar se viziton palestrën të paktën 3 herë në javë, por ka vuajtur nga Astma herë pas here.

“Më dhemb gjithë trupi, shpina dhemb, qafa dhemb, i gjithë trupi. Ju nuk do mund të mbusheni me frymë, nuk do të mund të lëvizni nga krevati dhe nuk do të keni fuqi as të vini kokën në një jastëk. Ky virus vërtet të shkakton dhimbje të madhe, nuk është si asgjë që kam pasur më parë, nuk është si gripi. Nuk do ia dëshiroja këtë gjendje as armikut tim më të keq”.

Babai i dy fëmijëve deklaron në video se simptomat e para nisën të premten, me një kollë të thatë dhe dhimbje fyti të tmerrshme.

Duke mos menduar se ishte i prekur nga COVID-19 ai shkoi në shtrat duke pritur që simptomat të kalonin, por u zgjua orë më vonë me temperaturë dhe me pamundësinë për t’u mbushur me frymë.

Familja e tij mendon se ai e mori virusin ndërsa udhëtonte për në Londër, ku ai punon si shef riparimesh edhe pse kishte punuar nga shtëpia që nga 18 marsi.