string(131) "mexhiti-veprimet-e-arsovskes-strategji-e-fundit-e-ahmetit-per-destabilizim-rrugen-burrat-e-bdi-se-ja-kane-lene-danelles-dhe-levices"

Maqedoni

Gazeta Express

29/05/2025 12:55

Mexhiti: Veprimet e Arsovskës strategji e fundit e Ahmetit për destabilizim, rrugën burrat e BDI-së ja kanë lënë Danellës dhe Levicës

Maqedoni

Gazeta Express

29/05/2025 12:55

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, në një paraqitje për media, duke komentuar veprimet e fundit të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, tha se ata kanë pritur që ajo do të jep përgjigje për mosrealizimin e projekteve ose për diçka tjetër, ajo mundohet ta luan rolin e inspektorit kontrollorit të cilën sipas tij nuk e ka, dhe për deklarata që i bën do të pasojë padi.

“Kjo nuk është çështja, kjo nuk është problemi. Problemi është se dështoj edhe plani i parafundit i Ahmetit me Taravarin, sepse Ahmeti tha se do të del në rrugë dhe nuk do të kthehet. Por si duket rrugën burrat e BDI-së ja kanë lanë Danella Arsovskës dhe Levicës…prandaj kjo është një strategji e fundit e Ahmetit për destabilizim të vendit, kësaj radhe nëpërmjet komunave dhe fatkeqësisht në bashkëpunim me Levicën dhe me Danellën Arsovskën”, deklaroi Mexhiti, raporton SHENJA.

Mexhiti, tha se i vjen keq që Danella është bërë instrument i Blerim Bexhetit, por përpos Çairit, mirë është që të njejtën gjë ta bëj edhe në komunën e Sarajit, të shoh ndërmarrjet publike që janë para bankrotit, të jep përgjigje për kontratën për djalin e Blerim Bexhetit, për shërbime intelektuale ndërsa ai është 17 vjeçar.