string(102) "mexhiti-vazhdojme-me-projekte-te-reja-qarkorja-e-tetoves-dhe-svillares-permiresim-i-sigurise-ne-trafik"

Maqedoni

Gazeta Express

26/03/2025 18:57

Mexhiti: Vazhdojmë me projekte të reja, Qarkorja e Tetovës dhe Svillares, përmirësim i sigurisë në trafik

Maqedoni

Gazeta Express

26/03/2025 18:57

Zëvëndëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, sot ka ndarë lajmin që Qeveria aktuale po vazhdon me projekte të rëndësishme e të nevojshme për qytetarët. Ai ka sqaruar se cilat projekte përfshihen me ndryshimet e planit vjetor për ndërtim, rikonstruksionit dhe përmirësimit të rrugëve shtetërore, që tashmë u miratuan nga qeveria.

“Qeveria miratoi vendimin për dhënien e pëlqimit ndaj programit vjetor për ndryshimin dhe plotësimin e planit të ndërtimit, rikonstruksionit dhe përmirësimit të rrugëve shtetërore për vitin 2025. Në kuadër të këtij programi, janë paraparë dy projekte të reja: Ndërtimi i fazës së dytë të qarkores së Tetovës, nga nyja Trebosh deri në Neproshten. Zgjerimi dhe përmirësimi i sigurisë në trafik në aksin rrugor Kondovë-Radushë-Jegunoc dhe ndërtimi i qarkores së Svillares”, ka shkruar zëvëndëskryeministri Mexhiti.

Lexo Edhe: