Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti i ka bërë thirrje sërish BDI-së që të votojë ndryshimet ligjore për Inspektoratin e Gjuhëve me qëllim që të zhbllokohet funksionimi i këtij institucioni dhe njëkohësisht punëtorët t’i marrin rrogat të cilat i presin afër gjashtë muaj. Mexhiti, thekson që ka marrëveshje politike që pasi të miratohen këto ndryshime ligjore, Inspektorati i Gjuhëve të vendoset nën kompetenca të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, shkruan Alsat.
“Nëse këto ishin të gatshëm të votojnë riorganizimin e Qeverisë në bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në, mendoj që nuk të kenë arsye të mos votojnë Inspektoratin e Gjuhëve, të zgjidhet pra njëherë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë dhe mandej që të marrin rrogat e rregullta dhe mandej ashtu siç ka marrëveshje politike, Inspektorati të kalon në Agjencinë e Gjuhëve dhe për herë të parë Inspektorati i Gjuhëve të merr formën si të gjitha inspektoratet tjera sepse deri më tash Inspektorati i Gjuhëve ka funksionuar vetëm formalisht. Prej themelimit e deri tash ka vetëm një gjobë edhe atë vetëm një gjobë në kohën tonë para dy muajsh në Tetovë”, deklaroi Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i parë.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...