Mexhiti: Protesta e studentëve, thirrje për vetëdijësim, alarm për strukturat politike - Gazeta Express
string(83) "mexhiti-protesta-e-studenteve-thirrje-per-vetedijesim-alarm-per-strukturat-politike"

Lajme

Gazeta Express

06/04/2026 13:09

Mexhiti: Protesta e studentëve, thirrje për vetëdijësim, alarm për strukturat politike

Lajme

Gazeta Express

06/04/2026 13:09

Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti e ka quajtur “thirrje për vetëdijësim” protestën e studentëve shqiptarë, të cilëve nuk u mundësohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pse kjo e drejtë është e garantuar për ta me Kushtetutë dhe ligj në Maqedoninë e Veriut.

“Politika gjuhësore në Maqedoninë e Veriut, për fat të keq, është rregulluar me një ligj gjysmak. Ligjet gjysmake japin zgjidhje gjysmake. Prandaj protesta është thirrje për vetëdijësim për të gjithë aktorët politikë e shoqërorë të cilët duhet të kontribuojnë për zgjidhje më të mira ligjore dhe politika afatgjate institucionale në vend”, shkroi Mexhiti në një postim në Facebook.

Ai bëri thirrje për ndërgjegjësim, duke theksuar se protestat studentore gjithmonë janë alarm për dukuritë shoqërore të cilat strukturat politike duhet t’ i trajtojnë në tërësi.

“Në vend të politizimit, bëj thirrje për ndërgjegjësim, sepse protestat studentore gjithmonë janë alarm për dukuritë shoqërore të cilat strukturat politike kanë për obligim t’ i trajtojnë në tërësi”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement