Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka ngushëlluar për vdekjen e këngëtarit shqiptar, Shpat Kasapi.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi. Ikja e tij e papritur ka lënë një boshllëk të madh te familja, miqtë dhe të gjithë ata që e vlerësonin artin e tij”.
Ai tha se “Shpati la pas një trashëgimi të çmuar artistike dhe kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat e publikut”.
“Muzika e tij është një vlerë që nuk shuhet. Në këtë ditë të rëndë, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Kasapi, të afërmve dhe gjithë komunitetit artistik. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij, dhe u prehtë në paqe”.
Mediat maqedonase raportuan se Shpat Kasapi vdiq nga një arrest kardiak.