string(84) "mexhiti-korridori-8-transformim-historik-per-infrastrukturen-dhe-zhvillimin-ekonomik"

Ballina

Gazeta Express

04/05/2025 14:43

Mexhiti: Korridori 8 – transformim historik për infrastrukturën dhe zhvillimin ekonomik

Ballina

Gazeta Express

04/05/2025 14:43

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, deklaroi sot se vendi ka hyrë në një fazë të re zhvillimi me nisjen e ndërtimit të Korridorit 8, një nga projektet më të mëdha strategjike për Maqedoninë e Veriut.

“Kjo autostradë do të lidhë Adriatikun me Detin e Zi dhe do ta pozicionojë Maqedoninë e Veriut në qendër të një lidhjeje të rëndësishme evropiane, që fuqizon bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin ekonomik”, tha Mexhiti, duke theksuar rëndësinë e këtij korridori për integrimin rajonal dhe afrimin e tregjeve.

Sipas tij, ky projekt do ta shndërrojë rajonin e Pollogut në një nyje kyçe zhvillimi, duke afruar qytete si Shkupi, Struga dhe Ohri, dhe duke krijuar mundësi të reja për biznese, punësim dhe mobilitet të shtuar për qytetarët.

Mexhiti bëri të ditur se paralelisht me ndërtimin e arterieve të mëdha, po investohet edhe në infrastrukturën lokale – në rrugë dytësore, kanalizime, ujësjellës, shkolla moderne dhe qendra shëndetësore.

“Maqedonia e Veriut është sot një kantier ndërtimi i hapur, nga Kriva Pallanka në Resnjë, nga Tetova në Strumicë. Kudo sheh punë në zhvillim, sheh progres. Kjo është dëshmi e vizionit dhe angazhimit institucional”, u shpreh ai.

Në fund, Mexhiti falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ambasadoren Angela Ageler për mbështetjen e vazhdueshme në këtë proces. “Partneriteti me SHBA-të nuk është vetëm në letër – ai ndërtohet përditë me beton, çelik dhe bashkëpunim konkret”, tha ai.

“E ardhmja nuk ndërtohet me premtime, por me punë”, përfundoi Mexhiti.