Mexhiti i reagon Ahmetit: Në momentin që i quajte "zagarë" shqiptarët, e ke përfunduar karrierën politike - Gazeta Express
string(101) "mexhiti-i-reagon-ahmetit-ne-momentin-qe-i-quajte-zagare-shqiptaret-e-ke-perfunduar-karrieren-politike"

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 9:01

Mexhiti i reagon Ahmetit: Në momentin që i quajte “zagarë” shqiptarët, e ke përfunduar karrierën politike

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 9:01

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka reaguar pas deklaratave të Ali Ahmetit në konventën e AKI-së në Shkup. Ahmeti përdori fjalën “zagarë”, duke i bërë thirrje kryeministrit Hristijan Mickoski “që shqiponat nuk zihen me zagarë”.

Mexhiti në një postim në Facebook ka shkruar se Ahmeti mbrëmë e ka vulosur deligjitimitetin.

“Në momentin që i quajte ‘zagarë’ të gjithë ata shqiptarë e shqiptare që nuk mendojnë si ti, e ke përfunduar karrierën politike. Sonte e ke vulosur delegjitimimin”, ka shkruar Mexhiti.