Mexhiti: Haqim Ramadani i ka grisur pllakatat e VLEN-it pa u konsultuar me ne - Gazeta Express
string(76) "mexhiti-haqim-ramadani-i-ka-grisur-pllakatat-e-vlen-it-pa-u-konsultuar-me-ne"

Maqedoni

Gazeta Express

06/11/2025 11:03

Mexhiti: Haqim Ramadani i ka grisur pllakatat e VLEN-it pa u konsultuar me ne

Maqedoni

Gazeta Express

06/11/2025 11:03

Kryetari i Çairit dhe lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka zbuluar se kandidati i VLEN-it për komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka vepruar pa konsultim me subjektin, duke grisur pllakatat e fushatës.

Në emisionin “Debat në Shenja”, Mexhiti tha se Ramadani ka ndryshuar strategjinë në mes të garës zgjedhore dhe ka vepruar në mënyrë të pavarur.

“Haqimi e ka ndërruar strategjinë pa u konsultuar me VLEN-in. Vendosi të shqyejë pllakatat e VLEN-it dhe të dalë i pavarur në raundin e dytë,” – deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se subjekti i tij nuk është irrituar nga ky veprim, por theksoi se është e papranueshme që një kandidat të jetë i varur në raundin e parë dhe i pavarur në të dytin.