Mexhiti godet Osmanin: Çairit i duhet vizion, jo politikanë të salloneve! - Gazeta Express
string(70) "mexhiti-godet-osmanin-cairit-i-duhet-vizion-jo-politikane-te-salloneve"

Maqedoni

Gazeta Express

28/08/2025 15:05

Mexhiti godet Osmanin: Çairit i duhet vizion, jo politikanë të salloneve!

Maqedoni

Gazeta Express

28/08/2025 15:05

Bujar Osmani është një “politikan sallonesh” që gjithmonë fshihet pas porosive të ndërkombëtarëve, pa një asnjë vizion që qartë dhe real për qytetarët. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti.

“Duke mos pasur ide dhe vizion se si të udhëhiqet Çairi, ai çdoherë bazohet tek Borrelli, tek Lajçaku, tek porositë që i vijnë e nuk i tregon. Ju e dini që edhe në të kaluarën ka pasur raste me porosi të koduara që i di vetëm Bujar Osmani. Vazhdojnë me anketa të rrejshme, pa i shpalosur agjencitë që i realizojnë, dhe kjo flet shumë: ata do të bëjnë FAKE fushatë, sepse kështu janë mësuar,” ka thënë Mexhiti.

Sipas Mexhitit, vizioni i VLEN-it për Çairin mbetet i qartë, zhvillim real, investime konkrete dhe udhëheqje me përgjegjësi pasi që Çairi nuk ka nevojë për politikanë që presin porosi nga të tjerët, por për liderë që jetojnë çdo ditë me qytetarët.