Mexhiti: Dorëheqje do jap më 19 tetor, do jem kryetar i Çairit! - Gazeta Express
string(60) "mexhiti-doreheqje-do-jap-me-19-tetor-do-jem-kryetar-i-cairit"

Maqedoni

Gazeta Express

09/09/2025 16:51

Mexhiti: Dorëheqje do jap më 19 tetor, do jem kryetar i Çairit!

Maqedoni

Gazeta Express

09/09/2025 16:51

Zv/kryeministri Izet Mexhiti dhe kandidat për kryetar të Çairit, nga radhët e koalicionit VLEN, sot u pyet se përse nuk po jep dorëheqje nga posti i zv/kryeministrit, ngase është shprehur i bindur se do të dal fitues në zgjedhjet.

Mexhiti tha se votuesit do të tregojnë se kush do të fitojë dhe si do të fitojë.

“Ende jam zv/kryeministër i parë dhe ministër i ekologjisë, kam paralajmëruar se pas 19 tetorit nuk do të jem. Do të jem kryetar i Çairit, dikush tjetër do të jetë zv/kryeministër i parë”, tha Mexhiti.

Sa i përket akuzave për punësime familjare që vijnë nga opozita shqiptare, Mexhiti tha se për familjarizim dhe keqpërdorim të pushtetit njihet pushteti i kaluar.

“Soravijat nuk i kemi ne, soravijën e kanë ato tjerët”, shtoi më tej Mexhiti.