Mexhiti: Çdo ditë e punës sime si kryetar i ardhshëm do të jetë vetëm për Çairin - Gazeta Express
string(79) "mexhiti-cdo-dite-e-punes-sime-si-kryetar-i-ardhshem-do-te-jete-vetem-per-cairin"

Maqedoni

Gazeta Express

13/09/2025 12:26

Mexhiti: Çdo ditë e punës sime si kryetar i ardhshëm do të jetë vetëm për Çairin

Maqedoni

Gazeta Express

13/09/2025 12:26

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka vazhduar takimet me banorët e kësaj komune. Këtë herë, ai u prit në konakun e familjes Elmazi në lagjen Fushë Topanë.

Familja e Faruk Elmazit i hapi dyert duke e mikëpritur në mënyrë vëllazërore, siç është traditë brez pas brezi në familjet shqiptare.

Gjatë takimit, Mexhiti bisedoi gjerë e gjatë për programin e tij për Çairin, duke theksuar se kjo komunë do të zhvillohet si kurrë më parë. Ai dëgjoi me vëmendje kërkesat dhe sugjerimet e të pranishmëve, duke u zotuar se do të punojë çdo ditë për realizimin e projekteve në këtë pjesë të Çairit.

“Kudo dhe në çdo lagje, po vërehet një përkrahje e fuqishme për vizionin tonë. Fitorja jonë është e pashmangshme, sepse përpjekja për Çairin ia vlen gjithmonë. Çdo ditë e punës sime si kryetar i ardhshëm do të jetë vetëm për ty, Çair, sepse Çairi është diamant,” u shpreh Mexhiti.