string(94) "mevlan-zeka-golashenuesi-me-efikas-i-superliges-mban-gjalle-shpresat-e-suharekes-per-mbijetese"

Gazeta Express

12/05/2025 19:18

Mevlan Zeka, golashënuesi më efikas i Superligës, mban gjallë shpresat e Suharekës për mbijetesë

Gazeta Express

12/05/2025 19:18

Suhareka po lufton me të gjitha forcat për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit kosovar, ndonëse në radhët e saj ka sulmuesin më efikas të këtij sezoni në Superligë.

Mevlan Zeka, me 20 gola të shënuar, ka qenë lojtari më i spikatur i skuadrës gjatë gjithë kampionatit.

Deri të dielën, Suhareka shihej si një nga kandidatët kryesorë për rënie nga liga, por “hat-trick”-u i Zekës ndaj Llapit ndryshoi krejtësisht situatën.

Fitorja me këtë rezultat e afroi Suharekën në vetëm dy pikë larg Tahir Batatinës, duke rihapur garën për mbijetesë.

Kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të sezonit, dhe Mevlan Zeka vazhdon të shpresojë se skuadra e tij do t’i fitojë të gjashtë pikët e mbetura, ndërsa pret edhe ndonjë hap të gabuar nga Llapi për të siguruar qëndrimin në Superligë.

“Janë edhe dy ndeshje shumë të rëndësishme për skuadrën tonë, do të mundohemi të japim maksimumin secili nga ne. Shpresojmë të kemi fatin në anën tonë dhe Suhareka të jetë pjesë e Superligës për sezonin e ardhshëm”, tha Zeka për “Gazeta Express”.

Pavarësisht pozitës në tabelë, paraqitjet e Zekës janë një dritë shprese për Suharekën dhe një dëshmi se edhe në momentet më të vështira, talenti individual mund të bëjë diferencën./GazetaExpress/