string(73) "methju-loson-do-te-jete-ambasador-i-ri-i-britanise-ne-maqedonine-e-veriut"

Ballina

Gazeta Express

14/04/2022 12:07

Methju Loson do të jetë ambasador i ri i Britanisë në Maqedoninë e Veriut

Ballina

Gazeta Express

14/04/2022 12:07

Methju Loson është emëruar ambasador i ri britanik në Maqedoninë e Veriut.

Ai do ta marrë detyrën nga ambasadorja aktuale Rejçel Galovej, mandati i së cilës përfundon në korrik të këtij viti.

Loson në Shkup vjen pas funksionit të ambasadorit në Dushanbe, Taxhikistan. Në biografinë e tij theksohet se ka kryer edhe funksionin zëvendësshef të misionit britanik në Bosnjë e Hercegovinë nga viti 2015 deri në vitin 2018, ndërsa ka pasur shërbim diplomatik edhe në Kanada nga viti 2013 deri në vitin 2015.

Ambasadori i ri britanik ka punuar edhe si shef i Departamentit për Afrikën e Jugut dhe Afganistanin pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Komonveltit në periudhën 2009-2011.