string(81) "meta-voton-nga-burgu-gazetaret-nuk-u-lejuan-qe-te-hynin-brenda-qendres-se-votimit"

Shqiperi

Gazeta Express

11/05/2025 13:12

Meta voton nga burgu: Gazetarët nuk u lejuan që të hynin brenda qendrës së votimit

Shqiperi

Gazeta Express

11/05/2025 13:12

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka votuar nga burgu për zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar këtë një ditë historike për Shqipërinë. Në një deklaratë publike nga qelia, Meta ka kritikuar ashpër autoritetet për moslejimin e gazetarëve në qendrën e votimit ku ai votoi, ndonëse sipas tij gjithçka ishte dakordësuar paraprakisht me administratën e burgut.

“Të dashur qytetarë!

Unë sapo votova sepse sot është një ditë historike për të gjithë ju dhe për Shqipërinë tonë!

Në respekt të interesimit të mediave, që kishin kërkuar të ishin të pranishme, në procesin e votimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, isha dakordësuar prej dy ditësh me administratën këtu, pas kërkesës së tyre, që të votoja sot pikërisht në orën 10:00, siç ishin njoftuar edhe mediat.

Por sapo patronazhistët njoftuan se unë dola i veshur Kuq e Zi nga qelia e narkoregjimit, gazetarët nuk u lejuan të hynin në qendrën e votimit.

Kreu i Organizatës tmerrohet nga ngjyrat Kuq e Zi në përgjithësi por në veçanti nga ngjyrat Kuq e Zi të Ilir Metës sepse ato i kujtojnë atij, por mbi të gjitha të gjithë shqiptarëve patriotë, mbrojtjen e Kushtetutës.

Se ato u kujtojnë të gjithë shqiptarëve patriotë në Shqipëri dhe anembanë botës mbrojtjen e kufijve të Kosovës nga Presidenti Ilir Metaj.

Ai ka tmerr edhe nga pamjet live të Ilir Metaj sepse ka tmerr nga vota e lirë dhe liria e shqiptarëve.

Ndaj sot në këtë ndeshje historike midis “status quo”-së dhe Ndryshimit i ftoj të gjithë shqiptarët patriotë dhe kuqezinj, të votojnë, të votojnë dhe vetëm të votojnë.

Ndryshon vetëm ai popull që lufton dhe voton!

Ne jemi popull shqiponjash dhe sot është koha për ta dëshmuar si kurrë më parë!”, thotë Meta.