Meta viziton 16-vjeçaren pas tragjedisë në Bulqizë: Gjendja e saj është e qëndrueshme - Gazeta Express
string(84) "meta-viziton-16-vjecaren-pas-tragjedise-ne-bulqize-gjendja-e-saj-eshte-e-qendrueshme"

Meta viziton 16-vjeçaren pas tragjedisë në Bulqizë: Gjendja e saj është e qëndrueshme

Gazeta Express

14/02/2020 19:24

Presidenti Ilir Meta vizitoi vajzën e mitur të familjes Tola nga Bulqiza, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

Në një pronocim për mediat, Meta u shpreh se do të jetë gjithmonë pranë kësaj familjeje për të kaluar gjendjen e jashtëzakonshme.

Lexo Edhe:

“Për fat të mirë gjendja e Meritës, vajzës nga Bulqiza, është e mirë dhe e qëndrueshme dhe mjekët po bëjnë një punë të mirë për ta mbajtur jashtë rrezikut.

Ka ndodhur një dramë shumë e madhe në familjen e saj. Shpreh ngushëllime për gjithë familjen Tola, i siguroj që do jem gjithmonë pranë tyre për të kaluar këtë dhimbje të jashtëzakonshme”, tha Meta.

16-vjeçarja ditën e sotme humbi mamanë Rajmonda Tola 45 vjeç, motrën e saj 22-vjeçaren Rudina dhe Fatjonin vëllanë 15-vjeçar.

Dyshohet se tre pjesëtarët e familjes Tola janë helmuar nga gazi i bombolës, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia e një helmimi nga ushqimi.