Meta: Si mashtroi 'rilindja' opinionin publik dhe atë ndërkombëtar - Gazeta Express
string(63) "meta-si-mashtroi-rilindja-opinionin-publik-dhe-ate-nderkombetar"

Meta: Si mashtroi ‘rilindja’ opinionin publik dhe atë ndërkombëtar

Gazeta Express

29/02/2020 13:32

Presidenti Ilir Meta ka akuzuar këtë të shtunë komisionin parlamentar të ligjeve se ka gënjyer opinionin publik dhe atë ndërkombëtar.

Në konferencë për shtyp, Meta deklaroi se ligji i qeverisë për t’i hequr betimin e gjyqtarëve Presidentit, është një akt jo vetëm anti-kushtetues, por i kryer dhe nën mashtrimet e shumta të maxhorancës, disa prej të cilave Meta i rradhiti si më poshtë:

Lexo Edhe:

 “Në raportin e komisionit të datës 6 shkurt 2020 kur është shqyrtuar ky projektligj, relatohet se projektligjet për Gjykatën Kushtetuese dhe për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve i është përcjellë për dijeni disa institucioneve, dhe natyrisht dhe ministrisë së padrejtësisë. Komisioni i ligjeve citon se paralelisht me dhënien e mendimeve është ngritur dhe një grup pune me asistencën e EUralius. Presidenti i Republikës më 11 shkurt 2020 i kërkoi informacion zyrtar të gjitha institucioneve të sipërcituara për të ditur mendimin e tyre të vërtetë për këtë projektligj. Deri më tani janë administruar këto përgjigje. Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka kthyer një përgjigje të mrekullueshme Kuvendit dhe posaçërisht komisionit për çështjet ligjore.
KSHH ka parashtruar qartë kundërshtimet për këtë ligj bazuar në argumente kushtetuese e ligjore. KSHH ka vlerësuar se ceremonia e betimit nuk mund të realizohet në formë të shkruar. Akti i betimit duhet të bëhet vetëm para Presidentit thekson KSHH. Shumë mirënjohje për KSHH dhe shumë keqardhje për relatuesit që thonë se kanë marrë mbështetje.
Shkolla e magjistraturës nuk ka shfaqur opinion ligjor, pra një mashtrim tjetër i Kuvendit. Kryetari i KED dhe ai thotë se nuk ka pasur dijeni për të dhënë mendim për nismën. Instituti i Studimeve Politike i ka kthyer pres këtë përgjigje ku informon se është ftuar për të dhënë opinionin e tij në mënyrë elektronike ku është shprehur kundër. Thellon krizën dhe ilegjitimitetin e këtyre institucioneve.
KLGJ ka kthyer këtë përgjigje ku informon se KLGJ-së nuk i është kërkuar dhënie opinioni për ligjin për GJK dhe nuk ka dhënë opinion as me shkrim e as verbal. Një gënjeshtër tjetër. KLP ka kthyer këtë përgjigje: për pr.ligjin nuk rezulton të jetë kërkuar mendim nga Kuvendi në adresë të KLP.
Qendra Respublica, nuk i ka kthyer asnjë përgjigje Kuvendit për shkak të ngarkesës së madhe të punëve. prapë një gënjeshtër tjetër e Kom të ligjeve dhe Kuvendit.
Soros për shkak të pamundësisë kohore për t’iu përgjigjur, nuk i ka kthyer mendim”, deklaroi Presidenti Meta.

Si rezultat tha Presidenti Meta Komisioni i Ligjeve në Kuvend në raportin zyrtar që i ka servirur publikut dhe seancës plenare se një informacion të gënjeshtërt.