Meta: Shteti ka miliona euro borxhe, qytetarëve ju pritet energjia elektrike - Gazeta Express
string(74) "meta-shteti-ka-miliona-euro-borxhe-qytetareve-ju-pritet-energjia-elektrike"

Shqiperi

Gazeta Express

05/10/2022 15:04

Meta: Shteti ka miliona euro borxhe, qytetarëve ju pritet energjia elektrike

Shqiperi

Gazeta Express

05/10/2022 15:04

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sot lidhur me sasinë e madhe të borxheve që institucionet publike i kanë OSHEE-së në lidhje me energjinë elektrike.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se nëse një qytetar nuk paguan energjinë elektrike, atij i ndërpritet shërbimi, ndërkohë sipas tij, institucionet publike janë borxhlinjtë më të mëdhenj pasi paratë shikojnë për inceneratorët dhe aferat korruptive.

Lexo Edhe:

Më tej Meta shton se qeveria po keqmenaxhon miliarda lekë e po përbuzë kërkesat e pedagogëve dhe studentëve.

Postimi i Metës

“Nëse qytetarët nuk e paguajnë energjinë elektrike, shteti ua ndërpret furnizimin.

Institucionet publike të vetë shtetit nga ana tjetër janë borxhlinjtë më të mëdhenj të energjisë, që e kanë konsumuar pa e paguar atë, sepse paratë shkojnë për inceneratorët dhe aferat korruptive.

Kjo është Qeveria Rama e cila vetëm vjedh, grabit dhe keqmenaxhon miliarda, ndërkohë që sillet me përbuzje dhe cinizëm me kërkesat modeste të pedagogëve dhe studentëve”, shkruan Meta në Facebook.

/Gazeta Express