Meta shpërndan video nga koncerti i Noizyt, turma thërret: Rama ik - Gazeta Express
string(64) "meta-shperndan-video-nga-koncerti-i-noizyt-turma-therret-rama-ik"

Shqiperi

Gazeta Express

15/08/2022 9:34

Meta shpërndan video nga koncerti i Noizyt, turma thërret: Rama ik

Shqiperi

Gazeta Express

15/08/2022 9:34

Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetin social Facebook një video nga koncerti i reperit Rigels Rajku (Noizy) që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku dëgjohet thirrja, “Rama Ik”.

“Ju uroj një javë të mbarë, me këtë thirrje frymëzuese dhe buçitëse të mijëra të rinjve, për largimin dhe ikjen pa kthim të armikut të së ardhmes së tyre, të grabitësit të miliarda euro të shqiptarëve dhe të tradhtarit të interesave tona kombëtare”, shprehet kreu i PL.

Lexo Edhe:

Në vijim, Meta nënvizon se “armiku i Lirisë, Ligjshmërisë dhe Rinisë, do të japë llogari shumë shpejt përpara Drejtësisë dhe popullit për të gjitha dëmet kolosale, që i ka bërë vendit”.