Meta: Shmangni katastrofën në ekonomi dhe familjet shqiptare, pasojat e Covid-19 janë serioze! - Gazeta Express
string(91) "meta-shmangni-katastrofen-ne-ekonomi-dhe-familjet-shqiptare-pasojat-e-covid-19-jane-serioze"

Meta: Shmangni katastrofën në ekonomi dhe familjet shqiptare, pasojat e Covid-19 janë serioze!

Gazeta Express

07/08/2020 14:49

Kreu i Shtetit Ilir Meta reagon për krizën ekonomike të krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Sipas tij mbyllja e mijëra qepenave të biznesit të vogël është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë tonë.

Lexo Edhe:

Ai bën thirrje që të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes nje strategjie konkrete dhe efikase, për të shmangur humbjen e dhjetëra mijëra vende pune.

“Mbyllja e mijëra qepenave të biznesit të vogël në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë kombëtare të efekteve negative të pandemisë COVID-19.

Të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes nje strategjie konkrete dhe efikase, për të shmangur humbjen e dhjetëra mijëra vende pune, katastrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe frenuar rritjen e mëtejshme të nivelit të papranueshëm të varfërisë”, shkruan Meta.