Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar nga burgu pas njoftimit se sot do të merret në pyetje nga SPAK.
Në faqen e tij zyrtare në Facebook është postuar reagimi i tij, ku thekson se do të paraqitet për t’i pyetur ai prokurorët e posaçëm.
Ai përsërit se “organizata kriminale SPAK” firmosi rrëmbimin e paligjshëm dhe banditesk.
“Sapo mësova nga mediat e regjimit, që nesër unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t’u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk.
Padyshim që do jem atje për t’i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme”, thotë Meta.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...