Meta: Rama punon për interes të lobit serb në SHBA, kam prova e dokumenta - Gazeta Express
string(71) "meta-rama-punon-per-interes-te-lobit-serb-ne-shba-kam-prova-e-dokumenta"

Meta: Rama punon për interes të lobit serb në SHBA, kam prova e dokumenta

Gazeta Express

25/05/2020 23:10

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se lobi serb e ai pro rus në Uashington, kanë interes të madh që të ketë përplasje civile në Shqipëri dhe se aktet e qeverisë Rama janë në të njëjtën linjë me këto interesa.

I ftuar në emisionin Opinion, Meta foli fillimisht për zgjedhjet lokale, duke thënë se kishte interesa në Tiranë (duke nënkuptuar kryeministrin Rama) për të patur përplasje dhe për të nxjerrë si terrorist liderin e opozitës dhe kryetaren e LSI-së Kryemadhi. Presidenti Meta shtoi se kishte qëllim dhe arsye prapa shembjes së Teatrit Kombëtar, që sipas tij do të prodhonte konflikt e përplasje, njëlloj siç dëshiron lobi serb e pro rus në SHBA.

Lexo Edhe:

Më tutje Meta deklaroi se ka shumë prova e dokumente që do t’i bëjë publike në kohën e duhur.

Rama: Nuk kishte kohë për të pritur të dilnim nga pandemia sepse kemi të bëjmë me një skenar për trazira dhe përplasje në Shqipëri dhe kjo ka në sfond edhe zhvillimet rajonale. Për arsye të brendshme që të provokojë opozitën, të ikë nga çështja e Kodit, të harrojë 15 kushtet e BE-së. Ka marrë një porosit të destabilizojë, të nxehë situatën në Shqipëri. Lobit shumë të fuqizuar pro serb në Uashington siç i interesonte edhe vjet përplasja për zgjedhjet lokale.

Edhe vjet aty ishte qëllimi, të ketë përplasje dhe gjakderdhje dhe opozita e Lulit dhe Monës të shpallej organizatë terroriste. Kam shume prova dhe dokumenta qe do i bej publike ne kohen e duhur. SMS qe u be publike sot do duket pa vlere ne raport me to. Do flas ne te ardhmen dhe ne kohen e duhur. Mund të ketë ndonjë zhvillim interesant në Kosovë në periudhën në vijim./Express