I ftuar në Syri Tv, presidenti Ilir Meta ka folur për raportet me kryeministrin Rama, ku u shpreh se ai ka mentalitetin se kur ka pushtet dhe mendon që të tjerët janë nën pushtetin e tij ka marrëdhënie të shtypjes të vendosjes së çizmes në qafën e vartësve.
Ilir Meta: Kryeministri Rama është i tmerruar nga personaliteti im dhe i zotit Berisha, por ngaqë i njoh dhe të gjithë politikanë e tjerë në këto 30 vite për shkak të eksperiencës.
Kuptohet që zoti Berisha është një nga personalitet më të fortë në politikën shqiptare dhe zoti Rama nuk mund të ndërtoj dot raporte partneriteti me të tjerët, qoftë me kundërshtarët apo ata që mund të ketë në koalicion.
Partneriteti është i llojeve të ndryshme bazuar mbi disa parime, mbi disa norma. Ai ka gjithmonë marrëdhënie të tilla të cilat kanë të bëjnë thjeshtë me raportin me pushtetin. Kur ai ka pushtet dhe mendon që të tjerët janë nën pushtetin e tij ka marrëdhënie të shtypjes të vendosjes së çizmes në qafën e vartësve. Jo nuk e shqetëson sepse personalitet i zotit Basha është një personalitet i një politikani në Bashkimin Europian. Zoti Rama, si një politikan tipik i modelit lindor autoritar, i stilit bizantin, i cili përmbysur gjithë rregullat e lojës.– tha Rama.