Meta: Presidenti nuk do t’i njohë ndryshimet kushtetuese - Gazeta Express
string(54) "meta-presidenti-nuk-do-ti-njohe-ndryshimet-kushtetuese"

Meta: Presidenti nuk do t’i njohë ndryshimet kushtetuese

Gazeta Express

16/07/2020 14:19

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk do t’i njohë ndryshimet kushtetuese të propozuara nga maxhoranca e opozita e re për hapjen e listave dhe koalicionet.

Meta: Kushtetuta është ligji themeltar i shtetit dhe nuk mund te trajtohet si dokument i pavlerë apo të trajtohet thjesht për arritje të objektivave të ndryshme. I bëj thirrje të gjithë për përgjegjshmëri dhe reflektim. Një akt i njëanshëm nuk do të njihet nga institucioni i presidentit të Republikës.

Lexo Edhe:

Në një komunikim me gazetarët, Meta u shpreh se ndryshimet në fjalë s’mund të kryhen për dy arsye. Së pari sepse zerojnë marrëveshjen e arritur më 5 qershor për reformën zgjedhore në Këshillin Politik, një dakordësi që në rast se nuk miratohet në Kuvend, do të rrezikojë negociatat mes Tiranës e Brukselit.

Dhe së dyti, për arsyen se në kushtet e tanishme, parlamenti me 122 nga 140 deputetët që duhej të ishin në kuvend, nuk ka tagrin për të kryer ndryshime kushtetuese.

Meta: Marrëveshja i hap rrugën përmbushjes të së parit prej 15 kushteve. Këto ndryshimi kushtetuese janë në kundërshtim me parimet e Komisionit të Venecias dhe janë udhërrfyesi i vetëm në zgjedhje demokratike. Edhe OSBE Tiranë ka bërë me dije se është shumë vonë për ndryshime. Kuvendi nuk e ka legjitimitetin për të realizuar ndryshime kushtetuese.

Kanë vetëm 82 deputetë legjitimë përfshihen edhe 3 deputetët e opozitës. Pas dorëheqjes në bllok të 58 deputetëve të opozitës së bashkuar. Kuvendi ka formalisht vetëm 122 deputetë. Kodi Zgjedhor nuk është respektuar në zëvëndësimin e mandateve. Kodi Zgjedhor e ndalon heqjen në bllok të mandateve dhe asnjë nuk u thirr në KQZ për të hequr dorë nga mandati.

I pyetur se çfarë do të bëjë Presidenti nëse maxhoranca e opozita e re i votojnë ndryshimet kushtetuese, Meta deklaroi:

Meta: Atë e thotë vetë Kushtetuta. Mos u merrni me hapat e radhës së Presidentit. Sepse për garancinë e unitetit të vendin dhe sovranitetin, Presidenti…..Unë nuk dëshiroj t;ju them se çfarë do të bëj unë nëse të tjerët çmenden…me të majtë e të djathtë e pa parti.